Loading…

“Ambasadori zviceran tha atë që të gjithë e mendojmë”, reagon O’Connell për deklaratat Lekajt

  • 29/03/2019 | 12:09

“Ambasadori zviceran tha atë që të gjithë e mendojmë”, reagon O’Connell për deklaratat Lekajt

Ambasadori britanik, Ruari O’Conell mbështet ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se atë çfarë ka thënë ambasadori Zviceran ne të gjithë e mendojmë.

Ai tutje ka shtuar se koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O’Connell.

Deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për largim të ambasadorit të Zvicrës ka ngjallur reagime edhe në vend, e nuk janë të paktë ata që kanë kërkuar nga kryeministri shkarkimin e Lekajt, transmeton Gazeta Metro.

Lekaj e ka konsideruar të papranueshme deklaratën e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet që kishte thënë në Skenderaj se shteti i tij po e ndërton ujësjellësin derisa Kosova po paguan veteranë të rrejshëm.

Madje ministri ka kërkuar edhe largimin e Lebet, duke thënë se ndihet i fyer nga  deklaratat e ambasadorëve në vend.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha qu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë