Loading…

‘Le të ulet në b*th’, ‘Sa naive’, ‘Shko ulu në vendin tënd’: Ofendime e përplasje në Kuvend

  • 27/05/2021 | 11:06

‘Le të ulet në b*th’, ‘Sa naive’, ‘Shko ulu në vendin tënd’: Ofendime e përplasje në Kuvend

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, pati fjalosje mes kryesueses së sotme të seancës, Saranda Bogujevci të LVV-së dhe deputetëve të opozitës.


Arben Gashi i LDK-së i tha kryesueses që t’i kërkojë ministrit Hekuran Murati të mos përzihet me punë të Kuvendit, duke i thënë “le të ulet në both“, për çka Bogujevci i ktheu që “me atë fjalor nuk të lejoj me u qas, andaj shko ulu në vendin tënd”.

Ndërkaq, pas kësaj, Armend Zemaj iu drejtua Bogujevcit me fjalën “sa naive”, duke aluduar që ajo si kryesuese nuk po di ta menaxhojë seancën si duhet.

Të gjitha këto diskutime po ndodhin pasi LVV propozoi që në rend dite të futen edhe dy pika që kanë të bëjnë me AKP-në dhe ARKEP-in, për çka u kundërshtua nga opozita.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë