Loading…

Le Pen e shokuar: Si Thaçi të ulet prapa Macronit, ndërsa Vucic të trajtohet në atë mënyrë |VIDEO

  • 13/11/2018 | 16:38

Le Pen e shokuar: Si Thaçi të ulet prapa Macronit, ndërsa Vucic të trajtohet në atë mënyrë |VIDEO

Politikania franceze e ekstremit të djathë, Mari Le Pen, ka thënë se është ndjerë e shokuar me trajtimin që i është bërë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë ceremonisë së organizuar në Francë për nderë të triumfit në Luftën e Parë Botërore.


“Isha shumë e shokuar me mënyrën se si u trajtua të dielën presidenti i Serbisë, përderisa presidenti i Kosovës, një shtet që nuk kishte ekzistuar përgjatë viteve 1914 dhe 1918, ishte prapa Emmanuel Macronit. E në këtë luftë Serbia kishte humbur shumë njerëz”, ka thënë Le Pen në një intervistë për France Inter, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ambasadori i Francës në Beograd, Federico Mandolini.

Ai ka kërkuar falje për trajtimin që i ishte bërë Vuçiqit në këtë ceremoni, ndërsa kishte thënë se gjithçka ishte një ngatërresë në protokoll.

https://www.facebook.com/MarineLePen/videos/185044679103481/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë