Loading…

LDK’ja po qëndron në Maltë, thotë se po përfaqëson denjësisht Kosovën

  • 29/03/2017 | 13:54

LDK’ja po qëndron në Maltë, thotë se po përfaqëson denjësisht Kosovën

Kryeministri Isa Mustafa së bashku më anëtarë të tjerë të LDK’së, po qëndrojnë në Maltë, ku po marrin pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.


Kjo konferencë do të mbahet sot dhe nesër, dhe e cila mbledh shumë parti të qendrës së djathë, siç janë edhe LDK’ja e Kosovës e PD’ja e Shqipërisë, shkruan gazetametro.net.

17458069_1290126837720217_6624987699068527328_n

Kongresi i Maltës, i cili do të fokusohet në politikat e jashtme, të sigurisë, në zhvillimin ekonomik dhe realitetin digjital, pritet të konkludojë me dokumente konkrete për të ardhmen e Evropës.

Siç thotë kryeministri, LDK’ja do ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në këtë konferencë që mbledh partitë që, sipas Mustafës, kanë ndikim në politikat e BE’së.

‘Familja e madhe evropiane e partive të qendrës së djathtë, ku LDK-ja e përfaqëson Kosovën në mënyrën më dinjitoze, do të vazhdojë të ketë rol qendror në politikat e BE-së, duke ofruar përkrahje të mëtejme për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Kosovës’, ka thënë Mustafa.

Në Kongresin e Maltës, ku do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i EPP-së Joseph Daul, pritet të marrin pjesë rreth 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete, dhe në të do të flasin shumë liderë, përfshi edhe kancelarin gjermane, Angela Merkel./gazetametro.net

17553474_1290126797720221_8071620465396771162_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë