Loading…

“LDK’ja nuk ka nevojë për mbeturina të jahteve”

  • 10/03/2018 | 10:28

“LDK’ja nuk ka nevojë për mbeturina të jahteve”

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi është shprehur kundër aderimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, në LDK pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje.


Abazi ka thënë se LDK-ja nuk ka nevojë për “mbeturina të jahtave”, duke aluduar tek kryetari Ahmeti, derisa ka shtuar se kjo parti duhet të pastrohet nga disa që i ka brenda.

“LDK nuk ka nevojë për mbeturina të jahtave dhe eksponente të SHIK-ut, ne fakt duhet me u pastru prej disave qe i ka mbrenda”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror Facebook.

Ndryshe, është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ai i cili ka kërkuar që Ahmeti t’i bashkohet partisë së tij. Mirëpo kjo ftesë nuk pëlqeu nënkryetarit të LDK-së Agim Veliu, i cili tha se për raste të tilla merr vendim dikush tjetër në parti, kështu duke kundërshtuar ftesën e deputetit Selmanaj.

Dorëheqja e Ahmetit nga të gjitha funksionet e tij brenda VV-së ka ngjallur reagime të shumta edhe në anëtarësinë e këtij subjekti politik, ku disa prej tyre edhe kanë përhapur thirrjet për largimin e tij nga posti i kryetarit të Komunës së Prishtinës.

E kjo thirrje ka filluar të gjejë përkrahjen edhe të anëtarëve të LDK-së, të cilët duke u mbështetur në nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale po kërkojnë largimin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë