Loading…

LDK’ja ka vendosur për kandidatin për kryeministër, s’do ta bëjë publike

  • 15/05/2017 | 17:25

LDK’ja ka vendosur për kandidatin për kryeministër, s’do ta bëjë publike

Hykmete Bajrami, ministre në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur për kandidatin për kryeministër, por që ende nuk duan ta bëjnë publike.


Bajrami në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se këto ditë do të bëhen publike edhe aderimet e reja, personalitetet në fjalë i ka quajtur njerëz me virtyte të larta.

Ajo përveç tjerash ka thënë se LDK është në bisedime me disa parti të tjera politike për koalicione parazgjedhore dhe të martën ose të mërkurën do të bëhen publike koalicionet.

Bajrami thotë se LDK ka vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, për të cilën thotë se e prishi koalicionit për shkak se iu frikua suksesit të LDK-së dhe qeverisjes Mustafa.

Ndryshe, Metro ka raportuar dje se Lutfi Haziri është kandidat për kryeministër nga LDK’ja, por që kjo parti akoma nuk po e përmend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë