Loading…

LDK’ja ka ‘frikë’ të protestojë, organizon një tryezë afër Ibrit

  • 10/09/2018 | 11:20

LDK’ja ka ‘frikë’ të protestojë, organizon një tryezë afër Ibrit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar që të dalë në rrugë për ta kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi, ndonëse këtë gjë po e bëjnë me deklarata.


Javën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje i ftoi ta nisin një protestë, mirëpo LDK’ja nuk u shpreh e gatshme ta bëjë këtë gjë, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, LDK ka një ide tjetër rreth zhvillimeve të fundit në Mitrovicë dhe në gjithë dialogun Kosovë-Serbi. Ata po organizojnë tryezë, të cilën gjë e kanë bërë më herët edhe Agim Bahtiri dhe PDK’ja.

LDK’ja këtë tryezë do ta mbajë në Qendrën e Kulturës ‘Rexhep Mitrovia’, e cila ndodhet buzë lumit Ibër, pjesë të cilën LDK’ja thotë se presidenti Thaçi po e diskuton t’ia japë Serbisë.

Këtë tryezë e ka thirrur kryetari i Degës së kësaj partie në Mitrovië, Safet Kamberi, i cili ka bërë të ditur e aty do të marrin pjesë edhe deputetët të LDK’së.

“Duke iu përgjigjur rrethanave politike të krijuara në vend dhe interesimit të qytetarëve të Mitrovicës karshi këtyre rrethanave, LDK dega në Mitrovicë ka ftuar përfaqësues nga Kryesia Qendrore e LDK-së dhe nga Grupi Parlamentar i LDK-së për të diskutuar lidhur me qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve”, ka shkruar Kamberi.

Sidoqoftë, pas ftesës për protesta, plasi edhe një debat rreth VV’së e LDK’së rreth protestave. Njerëz të LDK’së iu drejtuan VV’së duke u thënë se ‘kanë qenë fëmijë kur ata kanë organizuar demostrata’, ndërkohë që VV i akuzonte ata për frikë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë