Loading…

LDK’ja fsheh financat për fushatë (Dokument)

  • Nga

  • 27/01/2017 | 22:16

LDK’ja fsheh financat për fushatë (Dokument)

Publikimi i djeshëm i raporteve financiare nga PDK’ja, dhe kërkesa që bëri BE’ja për publikimin e këtyre raporteve, duket se ka ngutur LDK’në që ta bëjë këte gjë.


Por, kjo nguti ka bërë që LDK’ja këto raporte t’i deklarojë vetëm ‘shkel e shko’. Në deklarimet për datën 09.05.2004 – 08.06.2004, kohë kur është zhvilluar fushata për zgjedhjet e 8 qershorit, nuk janë treguar asnjë cent hargjime.

Ndërkaq, Isa Mustafa dje bëri me dije se i ka kërkuar partisë që t’i publikojë raportet financiare, por siç shihet në foto, deklarimet nuk thonë asgjë.

Ndërkaq, në komunikatën e sotme të LDK’së, ku u bë edhe publikimi i këtyre raporteve, i kërkohet KQZ’së që të publikojë çdo raport që ajo ka për hargjimet e LDK’së.

Ndryshe, dje u raportua në medie se publikimi i raporteve financiare nga partitë po vie tek pas kërkesës së BE’së për ta bërë këtë./gazetametro.net

16299048_10210191819645411_4891827430929209454_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë