Çështja e Presidentit përveç që ka krijuar mospajtime në mes partive që udhëheqin me vullnetin qytetar, ‘mollë sherri’ duket se është bërë edhe brenda vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Vetë kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, publikisht akuzoi gjashtë deputetë të këtij Grupi Parlamentar që ia refuzuan emrin për President, Bekim Sejdiu, që të njëjtët synim e kanë dërgimin e vendit edhe në një cikël të ri zgjedhor.
Ai madje në një emision, një interviste në Kanal 10, deklaroi se ideja për të çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është vullnet i anëtarësisë apo strukturave të LDK-së. Sipas tij, kjo është një agjendë e nxitur nga figura jashtë partisë si Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala në koordinim me disa rryma të caktuara politike.
Ai ka kritikuar edhe përfaqësues të LDK-së që janë shfaqur në protesta së bashku me figura të tjera politike.
Sipas tij, njerëzit që përfaqësojnë votuesit e LDK-së nuk mund të protestojnë bashkë me Sami Lushtakun.
Abdixhiku i ka lidhur këto qëndrime me debatin e brendshëm në LDK rreth marrëveshjes për presidentin dhe mundësisë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
Sot këtyre akuzave në ‘Debat Plus’ i ka replikuar deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti.
Sipas Hotit, Abdixhiku nuk është i vetëdijshëm se çka po flet.
“Nuk është i vetëdijshëm çka po flet”, tha ai në Dukagjin.
Sipas tij, në të kundërt për akuza të tilla duket t’i nxjerrësh faktet./gazetametro.net