Loading…

LDK’ja e ka bërë Thaçin president e Veselin kryeparlamentar

  • 23/05/2017 | 22:51

LDK’ja e ka bërë Thaçin president e Veselin kryeparlamentar

Deputeti në largim nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka deklaruar që nuk ka ndonjë mundësi të ketë koalicion me LDK-në, kjo ngaqë nuk kanë besim në këtë parti që do të çojë përpara projektin për të vendosur PDK-në në opozitë.


Tutje ai ka thënë që LDK-ja fillimisht duhet të marrë përgjegjësi për, siç i quajti ai, dështimet gjatë qeverisjes së saj, e pastaj do të mund të kërkonte koalicion nga Vetëvendosje.

“Modeli i qeverisjes së LDK-së ka qenë një model i dështuar. Filloi me tradhtinë që ia bëri Isa Mustafa një koalicioni që kishe për qëllim ta çonte PDK-në në opozitë dhe të bënte reforma të nevojshme në drejtësi. LDK-ja u dorëzua për shkak të ambicieve të Isa Mustafës. LDK-ja nuk mund të amnistohet, të fillojmë nga zeroja, tash vetëm po ta ndryshojnë Isa Mustafën e të vendosin kopjen e tij që është Avdullah Hoti” ka thënë Glauk Konjufca në një intervistë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

Konjufca ka shtuar që një skenar i vitit 2014, ku LDK-ja iu bashkua PDK-së është i mundshëm.

“LDK-ja prapë do të shkoj tek PDK-ja, tash sërish do ta dëgjoni LDK-në duke e kritikuar SHIK-un dhe PDK-në, por kur të vije momenti me u nda postet e t’i ofrohet pushteti LDK-së, ajo është më e rëndësishme. Çfarëdo ndryshimi në Kosovë që e ka për qëllim ta çojë PDK-në në opozitë duhet me qenë projekt i Vetëvendosjes. Me LDK-në e kemi provuar por e ka bo Thaçin president e Veselin kryeparlamentar” ka thënë Konjufca.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë