Loading…

LDK tërhiqet, e njeh Thaçin si president

  • 11/05/2017 | 15:48

LDK tërhiqet, e njeh Thaçin si president

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë sot se në mbledhjen e kryesisë që edhe më tej është duke u mbajtur, do të diskutojnë mocionin e djeshëm dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmarrin si parti.


Për mospjesëmarrjen e sotme në takimin me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar për datën e zgjedhjeve, Veliu tha se ka ndodhur një keqkuptim pasi ata i njohin të gjitha organet kushtetuese.

Sipas Veliut zërat se nuk do ta njohin presidentin Thaçi, janë individual, por jo qëndrim i organeve të LDK’së.

Sot pas mospjesëmarrjes së LDK’së në takimin të ftuar nga Presidenti, Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, tha se nuk kanë shkuar në këtë takim, pasi më nuk e njohin Thaçin për president të vendit. Kjo sipas tij, pasi PDK kishte shkelur marrëveshjen e koalicionit, pas votimit të mocionit të opozitës, ku edhe u rrëzua qeveria Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë