Loading…

LDK’ja akuzon PDK’në për parregullësi në Drenas

  • 04/12/2016 | 16:13

LDK’ja akuzon PDK’në për parregullësi në Drenas

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një konference për media në Drenas kanë bërë publike parregullësitë që sipas tyre e shoqëruan procesin zgjedhor të jashtëzakonshëm në këtë komunë.

Raportimet u bënë përmes shefit të shtabit të kësaj partie, Rifat Bilalli.

Në shumicën e parregullësive për të cilat ata u ankuan vërehen ankesa të mëdha për partinë me të cilën ata ndajnë pushtetin në nivelin nacional, PDK’në.

Shtabi zgjedhor i LDK’së në Drenas ka kërkuar nga policia që të mbikqyrë qendrat e votimit në Gradicë, Gllanasellë dhe Komoran ku sipas tyre ka lëvizje të mëdha të njerëzve të paautorizuar.

Tutje sipas tyre një vëzgjues i PDK’së ka kërcënuar Albion Nikën, anëtar ky i KKZ’së nga LDK’ja.

Poashtu me probleme është shoqëruar edhe qendra e votimit në Gllanasellë, ku militantë të PDK’së kanë ushtruar presion mbi votuesit, ka bërë të ditur LDK’ja në këtë rast.

Ata akuzuan PDK’në se ka krijuar mundësi për vjedhje në qendrën e votimit në Gradicë. Tutje ata bënë të ditur se në qendrën e votimit në Likoshan një person ka votuar tri herë.

Akuzat ndaj PDK’së ata nuk i ndalën me kaq, LDK’ja pati ankesa se partia kundërshtare në zgjedhjet në Drenas theu heshtjen parazgjedhore pasi një anëtar i kryesisë së PDK’së ka bërë thirrje që të votohet Ramiz Lladrovci në kohën kur vendi ishte në heshtje parazgjedhore./gazetametro.net

ldkj-2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë