Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një video-adresimi ka hedhur kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku, transmeton Gazeta Metro.
Siç thotë Halimi aspekti i kulturës në Kosovës për dy vjet qeverisja ka shënuar degradim të shumanshëm.
”Asnjë investim kapital serioz në kulturë; politizim dhe militantizim të skajshëm të institucioneve që do të duhej të ishin apartiake dhe profesionale,” ka thënë ajo.
Tutje, Halimi thotë se gjatë këtij mandati nuk është bërë asnjë ndryshim nga e kaluara.
”Për këtë gjysmë mandati, nuk ka asnjë ndryshim, as në formë e as në përmbajtje. Nuk ka ndërtesa të reja; as mirëmenaxhim të ndërtesave dhe institucioneve ekzistuese; madje as projektligje të shumë premtuara që avancojnë gjendjen e artit dhe kulturës në vendin tonë. Artistët e artdashësit meritojnë më shumë,” ka thënë ajo.
Më poshtë gjeni video-adresimin e saj. /gazetametro.net