Loading…

LDK: Thaçi përfshihet në fushatë, në Prizren koordinohet me Kryeziun e PDK’së

  • 06/06/2017 | 18:50

LDK: Thaçi përfshihet në fushatë, në Prizren koordinohet me Kryeziun e PDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar sërish Presidentin Hashim Thaçi se po përfshihet në fushatën zgjedhore.


“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është fotografuar në Prizren në shoqëri të Njazi Kryziut, zyrtarit të shkarkuar të komunës së Prizrenit, pas publikimit të “Dosjes Pronto” dhe një serie skandalesh të udhëheqjes së Komunës së Prizrenit prej Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por të shpërblyer prej pasuesit të Hashim Thaçit në krye të PDK-së, Kadri Veselit, me një pozitë këshilltari në kabinetin e tij të stërmadh si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës”, thotë LDK përmes një komunikate për media.

Madje ata flasin edhe me emra.

“Njazi Kryziu, për më tepër, është një prej drejtuesve të PDK-së në Prizren,” thuhet tutje në komunikatë.

LDK’ja thotë ta ketë pranuar këtë fotografi nga një qytetar i Prizrenit.

“Prandaj, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilës të martën i ka mbërritur kjo fotografi nga një qytetar i Prizrenit, të kulturës dhe traditës, shpreh shqetësimin se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kundërshtim me mandatin e tij kushtetues, po vazhdon të përfshihet në fushatën parazgjedhore në Kosovë, në përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkëpartiakëve të tij të PDK-së”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“LDK konsideron se nuk ka asnjë shpjegim objektiv që e arsyeton praninë e një Presidenti të shtetit nëpër aktivitete jozyrtare, në kohë fushate dhe me eksponentë të njohur të një subjekti politik. Sigurisht PDK-së”.

LDK kërkon nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë që të ushtrojnë ndikimin e tyre, për të penguar Thaçin që të keqpërdor institucionin e Presidentit për interesa të ngushta politike, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Kabineti i Presidentit të Kosovës, për të martën, kur është zhvilluar “vizita” e Hashim Thaçit në Prizren, nuk ka njoftuar për asnjë aktivitet zyrtar të tij.  Siç duket, vërejtja publike që iu bë atij nga LDK dhe shoqëria civile e mediat, për denoncim në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që Thaçi të mos e vazhdojë fushatën e tij në mbështetje të PDK-së nëpër shkolla”, thotë LDK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë