Loading…

LDK tërhiqet nga negociatat për koalicion parazgjedhor me VV’në

  • 12/05/2017 | 12:48

LDK tërhiqet nga negociatat për koalicion parazgjedhor me VV’në

Ditëve të fundit, në kohën kur u kuptua se koalicioni PDK-LDK po merr fund, e edhe më pas, ka pasur iniciativa për të lidhur një koalicion parazgjedhor në mes të partisë së Isa Mustafës, dhe asaj të Albin Kurtit.


Kësaj iniciative nga LDK mësohet t’i ketë prirë nënkryetari Agim Veliu, i cili mësohet të ketë pasur takim me sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj. Megjithatë, kjo iniciativë duket të ketë qenë jetëshkurtër, dhe e nisur nga grupe të caktuara në LDK, por jo me konsensus të plotë.

Gazeta Metro, merr vesh nga burime brenda LDK’së, se tani, këto kontakte janë ndërprerë, dhe LDK ka marrë vendim zyrtarë se nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen.

Kjo indirekt u tha mbërmë edhe nga Kujtim Shala, ministër i Kulturës në largim, nga radhët e LDK’së. Ai tha se LDK do të bëjë koalicione parazgjedhore vetëm me parti të vogla jashtë parlamentare, të profilizuara si të djathta. Ndërsa Vetëvendosje, përveç se ka qenë shumë e ashpër me LDK’në, është gjithashtu parti e profilizuar si e majtë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë