Loading…

LDK: Të ndalet politizimi në universitete

  • 25/06/2022 | 21:04

LDK: Të ndalet politizimi në universitete

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me qëllim të shtrirjes së ndikimit dhe të kontrollit në institucione, po vazhdon të kap bordet e institucioneve të pavarura.


LDK thotë se dje në Universitetin e Prishtinës (UP), nën ndikimin e partisë në pushtet, u zgjodhën anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së nga radhët e trupit akademik.

“Përzgjedhja në masë të madhe dëshmoi se anëtarët u përzgjodhën me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, me disbalancë total gjinor, duke mos e respektuar as Ligji për Barazi Gjinore. Këtë ndikim partia në pushtet e ka bërë përmes ushtrimit të presionit ndaj senatorëve dhe organizatave studentore të afërta me partinë në pushtet, të cilit i ka ndihmuar një interpretim kundërthënës që u ka marrë mandatin senatorëve nga radhët e studentëve, për çfarë kishte pakënaqësi dhe protestë para Rektoratit të UP-së”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Të përkujtojmë se Këshilli Drejtues i UP-së është organi më i lartë vendimmarrës i Universitetit të Prishtinës, që mbikëqyr punën e Rektorit dhe funksionimin e Universitetit edhe në rrafsh buxhetor. Qeveria e Republikës së Kosovës ka rol në punët e menaxhimit të UP-së përmes anëtarëve që i cakton MASHT-i në Këshillin Drejtues. Por, jo duke përcaktuar direkt anëtarët nga trupi akademik. Efektet e ushtrimit të ndikimit dhe të kontrollit nga pushteti në arsimin e lartë dëmtojnë rëndë cilësinë dhe funksionimin institucional. Kjo është parë me ndërhyrjen e një qeverie të kaluar në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës që rezultoi me përjashtimin e saj prej organizmave relevante evropianë për sigurim të cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar respektim të autonomisë së Universitetit dhe përjashtim të ndikimit partiak në UP.

Zgjedhja e 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u përcoll me shumë kritika, veçanërisht për 2 më të votuarit.

Sipas Dibran Hoxhës, nga ORCA, Selim Bezeraj, është i dëshmuar si plagjiator, teksa Rifat Krasniqi, nuk është kredibil.

Ky i fundit, sipas Hoxhës, është i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, gjë e cila përbën kapje të Universitetit nga pushteti.

Ndërkaq, Krasniqi, i cili në senat rikthehet, meqë më parë ishte aty si studentë, thotë se votat i mori falë fushatës së tij, dhe njohjes personale me dekanët me të cilët ka bashkëpunuar ndërvite, teksa thotë se si asistenti i parë që u bë pjesë e këtij organi, nuk i mungon kredibiliteti.

Kritika për procesin e zgjedhjes pati edhe vetë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se qeveria nuk ka ndërhyrë.

Përvec Krasniqit e Bezerajt, në Këshill Drejtues i përbërë nga gjithë burra u zgjodhën edhe Azem Hajdari, Arjan Krasniqi dhe Naser Kabashi. Derisa studentët senatorë në përfundim të mandatit, që të premtën protestuan, i thanë Klanit, se do i ndjekin rrugët ligjore për ta kontestuar procesin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë