Loading…

LDK sot mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar

  • 06/01/2020 | 09:06

LDK sot mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar si dhe mbledhjen e kryesisë.


Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 13.00 në selinë e saj do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa gjysmë ore para takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, përkatësisht në ora 14:30 do të mbajë mbledhjen e kryesisë.

Gjatë fillimit të këtij muaji pritet të vazhdojnë takimet në mes LDK-së dhe VV-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit, transmeton KosovaPress.

Zyrtarët e LDK-së, mundësinë e arritjes së një marrëveshje e kanë lënë në duar të VV-së, pasi kanë thënë se kjo e fundit pasi ka zgjedhur Glauk Konufcës, kryetar të Kuvendit të Kosovës, duhet ta japë një arsye të fortë për vazhdimin e bisedimeve për koalicionin qeverisës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë