Loading…

LDK po tenton të marrë AKR’në në koalicion parazgjedhor

  • Nga

  • 11/05/2017 | 23:15

LDK po tenton të marrë AKR’në në koalicion parazgjedhor

Subjektet politike vetëm një ditë pas rënies së qeverisë, dhe tani edhe me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kanë filluar përpjekjet për koalicione parazgjedhore, përmes të cilave do të arrinin të dilnin sa më mirë në zgjedhjet e 11 qershorit.


Një nga partitë e vogla, AKR e Behgjet Pacollit, është bërë e kërkuar nga të gjitha partitë e mëdha parlamentare. Pas AAK-NISMA’s dhe Vetëvendosjes, interesim për koalicion parazgjedhor me AKR’në e Behgjet Pacollit po mundohet të arrijë edhe LDK e kryeministrit në dorëheqje, Isa Mustafa, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Metro.

Së fundmi në opinion është përfolur për iniciativa për një koalicion të madh parazgjedhor Vetëvendosje-LDK, i cili do të mund t’i pamundësonte PDK’së të dalë parti e parë. Por, siç mëson Gazeta Metro, në LDK nuk pranojnë të bëjnë koalicione parazgjedhore me parti të orientimit të majt si Vetëvendosje, dhe janë të interesuar për koalicione parazgjedhore me parti të djathta, sidomos me ato që konsiderohen të vogla, parti jo parlamentare.

Diskutime në mes të LDK’së dhe AKR’së për koalicion parazgjedhor kishte pasur edhe në zgjedhjet e qershor të vitit 2014, por Pacolli kishte zgjedhur të hynte në garë i vetëm.

Si pasojë e kësaj, partia e biznesmenit nga Hajvalia, kishte ngelur jashtë parlamentit. Burime të Gazetës Metro, bëjnë të ditur se sondazhet e fundit AKR’në po e nxjerrin mirë, dhe ja kanë rritur ambicien për të hyrë të vetëm në zgjedhje. Por, ajo çfarë i ka ndodhur kësaj partie në vitin 2014, dhe ofertat nga partitë e mëdha kanë bërë që AKR, të anojë më shumë nga bashkimi me ndonjë grupim më të madh politik, që rikthehet në Parlament./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë