Loading…

LDK po duket se e ka humb idenë e Lidhjes

  • Nga

  • VALON A. SYLA

  • 15/04/2026 | 21:52

LDK po duket se e ka humb idenë e Lidhjes

LDK po duket se e ka humb idenë e Lidhjes. Një besëlidhje mes ideve, shtresave, zotësive, aftësive dhe fuqive kosovare.


Emrat në kryesi më shumë po duken si një firmë apo bord i zgjeruar ndërmarrjeje se sa trup e shpirt i vërtetë i LDK’së qe ishte.

Abdixhiku nuk ka më çka i jep LDK’së ma shumë se ku e riktheu aty ku e kishte lënë Abdullah Hoti. Por, ai ka mundur së paku të ofrojë konstruktivitet dhe gjithëpërfaqësim dhe unitet, të cilin nga shpirtngurtësia nuk po arrin ta ofrojë dot.

Me emrat e ri dhe heqjen e të vjetërve ma shumë po reflekton një idhnakëri, mllef dhe vnerë, se sa vizion, ide apo lidership.

Dhe në fund krejt kjo LDK më shumë po duket transakcionale sesa politike.

Pra nga Lidhja Politike në një Ndërmarrje Transakcionale. A është kjo LDK që e do elektorati i vet, apo më shumë ka njerëz jashtë kesaj kryesie që i do ky elektorat?

Apo krejt kjo është vetëm një manovër e arrnuar për ta shpëtuar disi “karrierën e vet të re” Abdixhiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë