Loading…

LDK përfshin në listë persona me aktakuzë

  • 23/05/2017 | 16:48

LDK përfshin në listë persona me aktakuzë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka renditur të 22’tin në listën e kandidatëve për deputetë personin me aktakuzë, Naser Osmanin.


Gjatë ditës së djeshme është raportuar në media se lista e LDK-së nuk ka asnjë person ndaj të cilit është ngritur aktakuzë apo është nën hetime, shkruan kallxo.com

Por në listën zyrtare të LDK-së figuron Naser Osmani i cili është duke u përballur me një proces gjyqësor pasi është i akuzuar në një rast të privatizimit të një fabrike në Podujevë në kohën kur ishte anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Aktakuza ndaj Osmanit ka të bëjë me privatizimin e Fabrikës ‘FAN” në Podujevë. Përveç tij, të akuzuar janë edhe shtatë persona të tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë