Loading…

LDK për shkarkimin e Dakës: Goditje e rëndë për lirinë dhe demokracinë e Kosovës

  • 14/06/2021 | 18:32

LDK për shkarkimin e Dakës: Goditje e rëndë për lirinë dhe demokracinë e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ’së, duke e cilësuar vendimin e presidentes Osmani si goditje për lirinë dhe demokracinë e vendit, shkruan Gazeta Metro.


LDK përmes një reagimi kanë shkruar se sipas vlerësimeve të përgjithshme, Valdete Daka këtë detyrë e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

“Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Po ashtu, vendimin në fjalë e kanë quajtur edhe si goditje për lirinë dhe demokracinë e vendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, vendimin për ndrërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme. Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë.”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i LDK’së:

LDK me shqetësim të madh e ka pritur vendimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për ndërprerjen arbitrare të mandatit të Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka, e cila, sipas vlerësimeve të përgjithshme, këtë detyrë e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vendimin për ndrërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme. Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë.

Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova. KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar.

Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë