Loading…

LDK: PDK përmes Stavilecit po krijon panik te qytetarët dhe po thyen heshtjen zgjedhore

  • 11/06/2017 | 12:51

LDK: PDK përmes Stavilecit po krijon panik te qytetarët dhe po thyen heshtjen zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi për media dënon ashpër siç thotë tendencën e Partisë Demokratike të Kosovës që nëpërmes zyrtarit të saj Blerand Stavileci, ditën e zgjedhjeve, po përhapë dezinformata për gjoja lëvizjen e ushtrisë së Serbisë në drejtim të Kosovës dhe në këtë mënyrë po krijon panik në ditën e zgjedhjeve.


“Kjo është një tendecë e hapur e PDK-së për të krijuar panik te qytetarët dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, kinse sovraniteti i shtetit është në rrezik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK thekson se  në këtë rast është përfshirë edhe transmetuesi publik, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i cili sipas kësaj partie po shkel standardet profesionale të raportimit të pavarur dhe në tri ditët e fundit, ngjashëm me PDK, po përhap panik te qytetarët për gjoja rrezikun që po vjen nga Serbia.

“Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë të qetë, pasi që nuk ka asnjë rrezik për sigurinë nacionale sepse për këtë përkujdesen organet tona të sigurisë dhe paqeruajtësit e KFOR-it”, thotë LDK.

Poashtu LDK thotë se PDK nëpërmes Stavilecit, sot hapur ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për koalicionin e tyre, duke bërë shkelje të rëndë të rregullave zgjedhore.

“LDK fton monitoruesit ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje ndërsa nga prezenca ndërkombëtare në Kosovë, kërkon që të ushtrojnë ndikimin e tyre te PDK që të mos dëmtojë këtë proces zgjedhor dhe t’i lëmë sovranit të vendosë për fatin e tij”, thuhet në fund të reagimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë