Loading…

LDK pas mbledhjes: Besojmë se i kemi votat per Demarkacion

  • 08/05/2017 | 12:11

LDK pas mbledhjes: Besojmë se i kemi votat per Demarkacion

Arban Abrashi, këshilltar i kryeministrit Mustafa,  ka thënë se ai nuk e di pse është shtyrë mbledhja e qeverisë, por siç ai u shpreh “është çështje e diskutimit të brendshme”.


Mbledhjen e LDK’së ai e ka quajtur si “Takim jo formal me disa prej anëtarëve te kryesisë”, përcjell gazetametro.net

Abrashi para medieve tha se partia e tij beson se i kanë votat për ta kaluar Demarkacionin në Kuvend, ku po has kundërshtim të madh të tri partive opozitare, e edhe të disa deputetëve nga dy partnerët e koalicionit.

Qeveria ka vendosur që demarkacioni do të procedohet pas mocionit të votëbesimit që është i thirrur për ditën e mërkurë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë