Loading…

LDK parti e burrave, që i përjashton gratë (Foto)

  • 19/05/2017 | 10:20

LDK parti e burrave, që i përjashton gratë (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës, po kritikohet se ka minimizuar, për të mos thënë se nuk i ka lënë fare fuqi rolit të gruas në parti, edhe pse kjo gjini përbën nëse jo më shumë, atëherë pesëdhjetë për qind të shoqërisë në vend.


Pamjet që tregojnë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, të mbajtur dje në Prishtinë, kanë filluar të shpërndahen nëpër rrjetet sociale, për të treguar se lidershipi i kësaj partie përbëhet i tëri nga burrat, shkruan gazetametro.net.

Asnjë nga aderimet e reja në këtë parti, nuk është grua. Kjo shihet edhe gjatë prezantimit që ju bë dje këtyre prurjeve në parti, si Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj e Dardan Velia.

Vjosa Osmani, një nga gratë më të votuara të kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2014, nuk është futur ende as në listën zgjedhore për deputete. Zëri i saj kundër koalicionit me PDK’në, ka bërë që ajo pothuajse të jetë në prag të përjashtimit nga partia.

Në formë të ngjashme ishte vepruar edhe me Donika Gërvallën. Në një nga mbledhjet e LDK’së, insistimit të saj për të hyrë në sallë, LDK i ishte përgjigjur me tërheqje zvarrë, për ta penguar edhe fizikisht prezencën e saj. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë