Në ditën kur Prishtinës i erdhën 15 autobusë të rinjë, dhe kështu synohet stabilizimi i trafikut urban, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për të treguar kështu dështimet e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.
Për këtë të fundit, Agim Gashi nga LDK-ja, i cili është edhe asamblistë i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, tha se Prishtina në krye me Shpend Ahmetin nuk shënoi përmirësim në realizimin e punëve dhe detyrave, raporton gazetametro.net.
Për Gashin, si shef i grupit parlamentar në Prishtinë, një nga humbjet e veçanta nën qeverisjen e Ahmetit është ajo e fondit stimulues për performancën më të mirë të komunave.
Po ashtu Gashi përmendi edhe dështimet në planifikimet e buxhetit ku sipas tij Prishtina kategorizohet si komuna me performancën më të dobët.
Gashi mendon se komuna e Prishtinës e ka dëmtuar buxhetin për qytetarët e saj./gazetametro.net