Loading…

LDK nuk i harron vrasjet politike, kriminelët do të dënohen

  • 17/04/2017 | 11:15

LDK nuk i harron vrasjet politike, kriminelët do të dënohen

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Mustafa, është kthyer temës së vrasjeve politike të aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Gecaj ka thënë se vrasjet e anëtarëve të LDK-së nuk harrohen dhe se kriminelët duhet të ndëshkohen. Ai shtoi se organet e drejtësisë duhet të ndriçojnë këto vrasje.

“Kalimi i kohës nuk i qet në harresë ato vrasje jo. Nëse ka qëllim dikush që kjo të ndodh, ju garantojmë se ne të LDK-së jemi këtu që kjo të mos ndodh”, ka shkruar Gecaj, përcjell gazetametro.net

Publikimi i plotë i Gecajt:

Ndëshkimi i vrasave dhe “Koha e (pa)përshtatshme”!

Është intriguese se si kur ne përmendim vrasjet e aktivistëve tonë ndër më të mirët, këto pastaj debatohen dhe diskutohen më shumë nga tjerë se sa nga ne; nga ata të cilët donë të na predikojnë se nuk është e moralshme që ata t’i përmendim; thuajse ata të kishin qenë ndonjë dëm kolateral (collateral damage) i domosdoshëm i kohës.

Kriminelët duhet të ndëshkohen. Vrasjet nuk parashkruhen. Nuk duhet të mbeten të pa ndëshkuara vrasjet politike, posaçërisht ato të bëra në rrethana tepër të rëndësishme e shumë të ndjeshme për fatin e një vendi, sikundër ato në të cilat gjendej Kosova kur u vranë veprimtarët të LDK-së, atdhetarët që dhanë çdo gjë nga vetja e tyre për të pasur ne atë që kemi sot. Kur vrasësit nuk dalin para gjyqit, ndodhin shumë të këqija, për shumë kohë. Kalimi i kohës nuk i qet në harresë ato vrasje jo. Nëse ka qëllim dikush që kjo të ndodh, ju garantojmë se ne të LDK-së jemi këtu që kjo të mos ndodh. Mosndëshkimi i vrasësve prodhon efekte shumë negative për familjarët, për vendin, për politikën, për gjyqësinë, etj. Prandaj nuk ka kohë të përshtatshme apo të papërshtatshme kur duhet të përmendet kjo e vërtetë e kobshme. Nuk ka kohë të mirë, apo jo të mirë, kur duhet të kërkohet ndëshkimi i kriminelëve. Nuk ka parti politike, institucion shtetëror, familjar apo njeri që nuk ka të drejtë ta kërkoj ndëshkimin meritor për vrasësit. Vetëm ata që duan që kjo mynxyrë të harrohet, vetëm ata që nuk duan dritë në këtë pjesë të errët të historisë sonë të re, mendojnë se kjo çështje nuk duhet të përmendet, apo duhet të përmendet vetëm diku, vetëm disi dhe vetëm nga disa. Absolutisht e papranueshme.

Përkundër të gjithave, ne, aktivistët e LDK-së, jemi politikanë, jo hetues, jo prokurorë dhe jo gjyqtarë; dhe si të tillë, ne mund t’i kemi perceptimet tona, si çdo njeri tjetër, se cili individ apo cili organizëm do të mund të ishte përgjegjës për këtë apo për atë vrasje. Megjithatë, janë organet e ndjekjes dhe të drejtësisë ato të cilat duhet, dhe shpresojmë e besojmë se do t’i ndriçojnë këto vrasje makabre të aktivistëve të LDK-së. Por, e jona është që të mbajmë institucionet relevante dhe opinionin vazhdimisht në alert dhe të vetëdijshëm për këto krime ende të pasqaruara, dhe këtë jo vetëm në kohëra fushatash, por në çdo kohë dhe në secilin aktivitet tonin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë