Loading…

LDK nuk guxon të shkojë në koalicion me PAN’in

  • 16/06/2017 | 22:06

LDK nuk guxon të shkojë në koalicion me PAN’in

Glauk Konujfca, zyrtar i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje, në një RTV 21, ka folur për formimin e qeverisë së ardhshme.


Konjufca ka thënë se qeverinë do ta bëjë Vetëvendosje, bashkë me LDK’në, nëse kjo e fundit pranon që të pranojë Albin Kurtin për kryeministër.

LDK sipas Konjufcës nuk guxon të shkojë në koalicion me PAN’in, pasi kjo do ta dëmtonte partinë e Isa Mustafës, duke bërë që të humbiste edhe më tutje mbështetjen e elektoratit. Kjo sipas tij, në fakt nuk do t’i bënte keq Vetëvendosjes, pasi në zgjedhjet e ardshme, do të arrinte t’i merrte mbi 40 deputetë, duke arritur që ta bëjë qeverinë e vetme, me ndihmën e minoritetet.

Ndërsa, i pyetur nëse LDK do të pranonte koalicion me Vetëvnedosjen, por me kushtin që kryeministri t’i takonte partisë së Isa Mustafës, Konjufca ka thënë se atëherë vendi do të duhet të përgatitet për zgjedhje të sërishme. Sipas tij, Vetëvendosje, nuk heq dorë nga posti i kryeministrit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë