Loading…

‘LDK në ofensivë’, Hikmete Bajrami: Nën qeverisjen Kurti, Kosova është në gjendjen më të keqe ekonomike ndonjëherë

  • 22/09/2023 | 22:06

‘LDK në ofensivë’, Hikmete Bajrami: Nën qeverisjen Kurti, Kosova është në gjendjen më të keqe ekonomike ndonjëherë

Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, në një intervistë në EURO n’T7 me Menduh Abazin, ka thënë se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime boshe dhe që për këto tri vjet qeverisje të Vetëvendosjes, Kosova është në gjendjen më të keqe ekonomike ndonjëherë.


“Ne e kemi një qeveri e cila ka ardhur në pushtet me premtime boshe, me propagandë dhe po e verën që po i ofrohet fundit të mandatit dhe nuk ka arritur që ta realizoj qoftë edhe një premtim, I kemi tri vjet të kësaj qeverisje dhe jemi në gjendjen më të keqe ekonomike ndonjëherë, ky tremujor është karakterizuar me rënien më të madhe ekonomike ndonjëherë”, ka thënë deputetja Bajrami.

Sipas deputetes Bajrami e cila ka qenë kordinatore për hartimin e planit 100 pikësh të LDK-së, qytetarët do të reflektojnë karshi ofertës konkrete të LDK-së, pasiqë janë bërë të gjitha llogaritë në detaje se si do të realizohet ky plan duke përfshirë edhe afatet kohore.

“Po besoj që do të arrijmë që me projektet të tilla edhe me kalkulimet dhe argumentet të cilat i kemi, do të arrijmë që të marrim edhe besimin e qytetarëve për implementimin e një plani të tillë, pasi që është jashtëzakonisht i nevojshëm duke pasur parasysh faktin se patëm një bom postpandemik por në dy vitet e fundit nuk kemi pa asnjë aktvitet ekonomik të kësaj qeverie dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat e fundit për rritjen ekonomike”, ka shtuar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë