Loading…

LDK merr pjesë në zgjedhje, caktimi i datës i takon Presidentit

  • 11/05/2017 | 16:54

LDK merr pjesë në zgjedhje, caktimi i datës i takon Presidentit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka theksuar se partia e tij ‘do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor’, pavarësisht nga ‘bojkotimi’ i takimit me presidentin Thaçi.


LDK nuk pranoi të dërgonte përfaqësues në takimin konsultativ për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, të thirrur nga presidenti Thaçi, bazuar në një arsyetim “se nuk e njeh atë pas prishjes së marrëveshjes së koalicionit qeverisës”.

“Ne nuk e kemi diskutuar ende çështjen e zgjedhjeve. Por data e zgjedhjeve është çështje e Presidentit dhe ne marrim pjesë në zgjedhje. Mospjesëmarrja jonë në takim me Presidentin Thaçi nuk ndërlidhet me asgjë”, tha Haziri në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcaktuar 11 qershorin datë të zgjedhjeve të parakohshme, pas takimit konsultativ me partitë politike parlamentare në të cilin LDK-ja ka refuzuar të marrë pjesë.

Zgjedhjet e parakohshme u përcaktuan pas një mocioni të mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës në Kuvend, të paraqitur nga partitë në opozitë dhe që kaloi me shumicë votash, mbështetur edhe nga deputetët e koalicionit qeverisës, nga radhët e PDK-së.

Pas rënies së qeverisë Presidenti, të mërkurën, me dekret ka shpërbërë Kuvendin, ndërkohë që pas konsultave me partitë politike, një ditë më vonë, vendosi mbi datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkaq tha se ‘marrëveshja politike me PDK-në, partner koalicioni, është prishur dhe prandaj nuk e njeh as edhe presidentin Thaçi, që u zgjodh mbi bazën e kësaj marrëveshjeje’.

LDK dhe PDK arritën marrëveshjen e koalicionit qeverisës në fund të vitit 2014, pas një bllokade prej gjashtë muajsh që futi vendin në krizë politike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë