Loading…

Mblidhet LDK, nominimi për kryeministër dhe koalicioni

  • 16/05/2017 | 11:24

Mblidhet LDK, nominimi për kryeministër dhe koalicioni

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet gjatë ditës së sotme, ku pritet të merret vendimi për kandidatin për kryeministër dhe për koalicionin parazgjedhor me partitë tjera.


LDK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në orën 13:00 do të fillojë mbledhjen.

Dy kandidatët që pritet ta zëvendësojnë Isa Mustafën pas tërheqjes nga nominimi për kryeministër për zgjedhjet e 11 qershorit, janë nënkryetari Lutfi Haziri dhe ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti.

Pavarësisht mbështetjes jo të vogël në parti për Hazirin, me shumë gjasë ai që do të nominohet për kryeministër nga LDK, do të jetë Avdullah Hoti.

Sot është dita e fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ.

Ora 00:00 e mesnatës së të martës, është afati i fundit kur partitë politike janë të obliguara të dërgojnë koalicionet parazgjedhore. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë