Loading…

LDK mbledh Kryesinë, kthehet Isa Mustafa pas afro 8 muajsh |FOTO

  • 07/08/2018 | 18:31

LDK mbledh Kryesinë, kthehet Isa Mustafa pas afro 8 muajsh  |FOTO

Sapo ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ajo po kryesohet nga kryetari Isa Mustafa. Përkrah tij po qëndrojnë figurat kryesore të kësaj partie si Agim Veliu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Gazmend Muhaxheri etj.


Express ka siguruar fotografi nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, përderisa po mbahet e mbyllur për media.

Pas rikthimit nga Gjermania, Mustafa disa here mbajti mbledhjet e kryesisë së LDK-së në shtepinë e tij në periferi të Prishtinës në Llapashticë. Ndërsa sot mbledhja po mbahet në një nga hotelet në qendër të Prishtinës dhe pas disa muajsh pushimi mjekësor për herë të parë është shfaqur Isa Mustafa.

Mustafës iu përkeqësua gjendja shëndetësore në fillim të këtij viti. Ai për një javë u trajtua në Prishtinë, më pas shërimin e vazhdoi në një qendër mjekësore në Gjermani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë