Kuvendi i Kosovës po mban seancën ku në rend dite është edhe buxheti për vitin 2019.
Lidhje Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do ta përkrah këtë buxhet, shkruan gazetametro.net
Deputeti i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se investimet në sektorë nuk janë të arsyeshme dhe nuk zgjidhin problemet aktuale.
Po ashtu, ai ka ka kritikuar buxhetin e ndarë për skemat sociale ku ka thënë se i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.
Abdixhiku ka përmendur edhe ndarjen e buxhetit për pensionet e veteranëve të UÇK’së, duke theksuar skandalet dhe mashtrimet në lista.
Më tej, ai ka thënë se në këtë projekt nuk përfshihet edhe rritja e buxhetit në plan trevjeçar për ushtrinë.
Abdixhiku ka thënë se si të tillë, LDK nuk mund të përkrah këtë buxhet. /gazetametro.net