Loading…

LDK: Koalicioni ynë i frikësoi PDK’në AAK’në e Nismën

  • 17/05/2017 | 02:02

LDK: Koalicioni ynë i frikësoi PDK’në AAK’në e Nismën

Nga selia qendrore e LDK-së Koalicioni LDK, AKR dhe partitë tjera pjesë e këtij koalicioni kanë reaguar pas lajmi se PDK AAK dhe NISMA janë në koalicion.


Zëdhënësi i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se është diçka që e kanë pritur.

“Është diçka që e kemi pritur. Është përfolur edhe më herët për planin B të bllokut tjetër, por besoj se do të dalim fitues”, tha Abrashi.

Ai është gjithashtu i bindur se koalicioni i tyre do të dalë fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.

“E kemi pritur që kjo të ndodhë pas marrëveshjes me AKR-në, sepse frika ka qenë e madhe. Këta kanë reaguar në reaksion kësaj frike që e kanë pasur. Por jemi të bindur që koalicioni ynë do të dalë fitues”, tha Abrashi, njofton Klan Kosova.

Ai tha se kundërshtarët u frikësuan nga ta.

“Por kjo ka zgjuar vëmendjen e qytetarëve, edhe programi ynë edhe koalicioni ka zgjuar frikën tek kundërshtarët. Kandidati ynë e shpie Kosovën në Evropë”, përfundoi Abrashi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë