Loading…

LDK: Jemi unik për Demarkacionin

  • 09/05/2017 | 14:58

LDK: Jemi unik për Demarkacionin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delaëie, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë takuar sot Grupin Parlamentar të LDK-së.


Në një komunikatë të LDK-së thuhet se në këtë takim përveç tjerash, u diskutua edhe për proceset politike aktuale, në veçanti për procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, shkruan gazetametro.net.

 

“LDK-ja dhe Grupi Parlamentar rikonfirmuan unitetin e plotë për këtë dhe çështje të tjera me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës si dhe për fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. LDK-ja, si edhe deri më tani, do të jetë garancia kryesore në mbështetje të interesave të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet poashtu se në vijim të takimit, ku ishin të pranishëm vetëm kryeministri Isa Mustafa dhe deputetët e LDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kërkoi nga kryeministri dhe Qeveria që Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të procedohet për ratifikim në Kuvend menjëherë pas seancës së nesërme, në të cilën do të diskutohet mocioni i ngritur nga subjektet opozitare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë