Loading…

LDK-ja dhe VV-ja, ende të pavendosura për ushtrinë

  • 17/03/2017 | 08:42

LDK-ja dhe VV-ja, ende të pavendosura për ushtrinë

Partia që e udhëheq Qeverinë dhe subjekti më i madh opozitar ende nuk kanë vendosur nëse do ta përkrahin në Kuvend Projektligjin për FSK-në, i cili i jep kësaj të fundit kompetenca të ushtrisë, pa ndryshime kushtetuese. Një kërkesë të tillë e ka LDK-ja, derisa LVV-ja vlerëson se presidenti Thaçi është i pasinqertë dhe po tenton që me një iniciativë të tillë ta faktorizojë veten.


 

Partia që e drejton Qeverinë e Kosovës (LDK) dhe subjekti më i madh opozitar ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë në Kuvend projektligjin për FSK-në, i cili i jep kësaj të fundit kompetenca të ushtrisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Drejtuesit e partisë së kryeministrit Isa Mustafa kanë shprehur pakënaqësi me iniciativën e presidentit Hashim Thaçi që ta bëjë ushtrinë pa ndryshime kushtetuese, ashtu siç po kërkojnë aleatët strategjikë të vendit, SHBA-ja dhe NATO-ja, por nëpërmjet ndryshimit të Ligjit mbi FSK-në, ndërsa partia më e madhe opozitare vlerëson se pavarësisht se Kosova ka nevojë për ushtri, presidenti Thaçi është i pasinqertë dhe po tenton që me një iniciativë të tillë ta faktorizojë veten dhe ta avancojë pozicionin e tij.

Në anën tjetër, partia më e madhe politike në vend (PDK) dhe dy subjektet opozitare kanë konfirmuar për “Zërin” se do ta votojnë këtë ligj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë