Loading…

LDK i përgjigjet Gjuriqit, Lekajt e Molliqajt

  • 26/12/2016 | 21:56

LDK i përgjigjet Gjuriqit, Lekajt e Molliqajt

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Marko Gjuriqit, Pal Lekajt dhe Dardan Molliqajt.

LDK-ja i quan këta tre të fundit përfaqësues “të denjë” të politikës së rrugës, shkruan gazetametro.net.
“Natën e sotme në ekranet televizive e nëpër portale na u shfaqën tre përfaqësues “të denjë” të politikës së rrugës. I pari foli Marko Gjuriq, i cili bëri një kërcënim të radhës, të cilin përveç disa ordinerëve në Prishtinë nuk e merr seriozisht askush. U gëzua shumë Pal Lekaj, imituesi komik i Donika Kadaj Bujupit, njeriu i cili mbahet mend vetëm për shkatërrimin e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë”, thekson LDK-ja.
Mirëpo sipas kësaj partie për t’i vënë kapakun ishte Dardan Molliqaj. “Për t’i vënë kapakun nuk kishte si të mungonte ordineri i molotovëve, Dardan Molliqaj”, shkruan LDK.
“Andaj, sot erdhi në shprehje “aleanca e rrugaçëve” të cilët i bashkon lufta kundër shtetit të Kosovës (Pali e bën nga injoranca), përmes formulës: Beogradi jep një deklaratë, Pali del e i bën jehonë dhe ordineri Molliqaj kërcënon në llogari të saj”, thotë LDK-ja.

“’Aleanca e Rrugaçëve’ në veprim. Republika e Kosovës është më e fortë se një rrugaç nga Beogradi, një injorant komik dhe një kriminel ordiner! Fundi i fundit, këta dy tonët nuk do t’i njihte askush nëse nuk do të ishin deklaratat e Beogradit, që i mbajnë gjallë si plehu hithrat”, përfundon reagimi i LDK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë