Loading…

LDK i përgjigjet Arifit për kryeministrin

  • 30/11/2016 | 13:52

LDK i përgjigjet Arifit për kryeministrin

Kuadri i AAK’së, Avni Arifi, paska deklaruar sot se “Qeveria Mustafa është Qeveria më e dobët e pasluftës”, rikujton përmes një reagimi Lidhja Demokratike e Kosovës.

Duke saktësuar se ky reagim postohet përmes rrjetit social Facebook, LDK thekson:

Siç duket ai e ka fjalën për faktin se gjatë kësaj Qeverie, ndër të tjera, janë arritur këto rezultate “modeste”:

Është bërë nënshkrimi, ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet MSA-ja 2. Është marrë rekomandimi për liberalizim vizash (i bllokuar me arsye të rrejshme dhe për përfitime elektorale nga AAK)3. Është arritur rritja më e madhe ekonomik në rajon dhe në Evropë (Sipas Bankës Botërore)4. Pensionet janë rritur deri 70% dhe asistenca sociale për 25 % 5. Janë ndërmarrë reformat më të mëdha fiskale në rajon dhe më gjerë (Vlerësimet e BB dhe FMN)6. Është arritur avancimi më i madh në rajon në të bërit biznes (Sipas BB)7. Subvencionimi më i madh historik për bujqësi 8. Buxheti mbi 2 miliardë euro 9. Kosovës iu kanë hapur dyert në të gjitha shtetet e botës dhe organizatat ndërkombëtare 10. Është bërë anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA… e dhjetëra suksese të tjera evidente…

Mirëpo, ndoshta me të drejtë, Avni Arifit nuk ia mbushin mendjen këto rezultate “të vogla”, pasi që atë e bindin rrogat e majme që dikur i merrte si “koordinator i asgjëhit” si dhe ndonjë e hyrë e paparashikuar nga ndonjë kazino apo “donacion i qejfit a i zorit”.Kjo Qeveri “ka dështuar”, pasi që përfundimisht i ka dhënë fund parazitizmit të disa sharësve profesionistë, të cilët e humbën torruan pasi që nuk arritën të bëhen “shefa” edhe pse nuk kishin marrë as votat e anëtarëve të familjes së tyre.

Andaj, për Avni Arifët dhe mjelësit e keqpërdoruesit ekstremë të dikurshëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, kjo Qeveri ka dështuar.

Mirëpo, kjo Qeveri është më e suksesshmja në historinë e re të Kosovës, përkundër rrethanave tejet të vështira, për qytetarët e Kosovës, për institucionet kredibile evropiane dhe botërore dhe për partnerët strategjikë ndërkombëtar ( të cilët nuk ka mundësi t’i takojë Avni Arifi dhe shokët e tij).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë