Loading…

LDK frikësohet: Të gjithë ish deputetët në listë përveç Bulliqit

  • 18/05/2017 | 20:04

LDK frikësohet: Të gjithë ish deputetët në listë përveç Bulliqit

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme, të thirrur për të caktuar listën e kandidatëve për deputetë, nuk ka rrezikuar me përjashtim të deputetëve të padëgjueshëm nga legjislatura e kaluar.


Në listën e LDK’së për zgjedhjet e 11 qershorit, Gazeta Metro mëson se janë përfshirë të gjithë ish deputetët rebel të LDK’së, duke përjashtuar vetëm deputetin llapjan, ideatorin e kauzës së Demarkacionit, gjeografin Shpejtim Bulliqin.

Edhe pse, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Armend Zemaj, Adem Salihaj dhe të tjerë.

LDK duket të mos jetë treguar e guximshme të mos i fus këta në listë për deputetë, që të mos rrezikojë me humbje të elektoratit.

Ishin pikërisht këta deputetë dhe disa të tjerë që kundërshtonin Demarkacionin, që bënë që Isa Mustafa, të mos mund ta çoj deri në fund mandatin e tij qeverisës.

Partia Demokratike e Kosovës e përkrahu mocionin e opozitës, pasi LDK nuk ishte në gjendje të bënte votat për votim të Demarkacionit. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë