Ndonëse doli partia e tretë, Anton Quni i LDK’së në Prizren thotë se rezultati është i knaqshëm, ani pse mund të kishin fituar më shumë vota nëse siç thotë ai, do të kishin më shumë kohë, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari i LDK’së në Prizren, Anton Quni, ka folur për herë të parë për procesin zgjedhor të 6 tetorit. Ai është shprehur i kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pritur mbështetje edhe më shumë.
Ai, tregon se dëshira e tij ka qenë që LDK-ja në Prizren të shënoi rritje më të madhe.
“Do të kishim dashur që rritja të ishte më e madhe, por ishin vetëm dy muaj që kisha ardhur në krye të LDK’ së në Prizren, dhe menjëherë u futëm në zgjedhje”, ka thënë ai.
Tutje, Quni shtoi se po të kishin pasur edhe më shumë kohë, do të kishin dal më mirë.
“Po të kishim pasur kohë pak më gjatë për përgatitje do të kishim dal edhe më mirë”, tha ai.
Kujtojmë se LDK në Prizren ka dalë e treta me vota, pas Vetëvendosjes dhe PDK’së./gazetametro.net