Loading…

LDK e PDK pa të përbashkëta, s’kishte si të përfundonte ndryshe

  • 10/05/2017 | 20:30

LDK e PDK pa të përbashkëta, s’kishte si të përfundonte ndryshe

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj rrëzimin e Qeverisë PDK-LDK e ka quajtuar -përfundim i një koalicioni të panatyrshëm në mes një partie të vlerave të mëdha demokratike me një parti të korrupsionit.


Salihaj ka treguar se ai prej fillimt ka qenë kundër një koalicioni të tillë, kundër zgjedhjes së Kadri Veselit në krye të Kuvendit të Kosovës.

Poashtu ai ishte shprehur edhe kundër zgjedhjes së Thaçit President të Kosovës, shkruan gazetametro.net

Gjeni të plotë publikimin e Salihajt:

Të dashur anëtarë të LDK-së, të dashur miq

Sot përfundoi një koalicion i panatyrshëm në mes një partie te vlerave të mëdha shtetformuese-lirisë,pavarësisë dhe demokracisë dhe një partie të zhytur në krim të organizuar, korrupsion dhe hajni të pafund.

Këto dy parti nuk patën asgjë të përbashkët dhe ky koalicion nuk kishte si të përfundonte ndryshe.

Unë isha që nga fillimi kundër një koalicioni të këtillë.

Unë isha që nga fillimi kundër zgjedhjes së Kadri Veselit, kapos së krimit në krye të institucionit më të lartë ligjvënës të Kosovës,i cili nuk mund ta durojë një njeri të tillë në krye të tij.

Unë isha kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës, sepse ai nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës, përkundrazi ka akuza publike për krime të llojllojshme, korrupsion, hajni të shumta e deri për bashkëpunim me agjentura të huaja dhe tradhëti kombëtare.

 

Unë do të luftoj deri në fund për idealet tona të përbashkëta dhe jam i bindur se ju kam qëndruar besnik juve dhe vlerave e parimeve të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Presidentit tonë të dashur, Doktor Ibrahim Rugova.

Para nesh është edhe një betejë e re , besoj edhe e vështirë, por unë jam i bindur se së bashku do t’ia dalim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë