Loading…

LDK dhe Vetëvendosje largohen nga seanca

  • 07/03/2019 | 11:55

LDK dhe Vetëvendosje largohen nga seanca

Deputetet nga radhët e LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje e kanë braktisur seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Si pikë e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës është shqyrtimi i Platformës për dialog.

Ata u larguan nga seanca në shenjë proteste duke thënë se kjo seancë nuk duhet të mbahet, për faktin se është kundër kushtetuese.

Që nga fillimi LDK’ja kërkoi që kjo seancë të shtyhej, por kjo kërkësë nuk mori vota të mjaftueshme

Ndërkaq edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kundërshtuan mbajtjen e kësaj seance, duke kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të tërhiqet nga Projektligji për dialogun./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë