Loading…

LDK deklarohet rreth mundësisë që Vetëvendosje t’i bashkohet bllokut të tyre

  • 17/05/2017 | 17:52

LDK deklarohet rreth mundësisë që Vetëvendosje t’i bashkohet bllokut të tyre

Në këto momente po flitet se Vetëvendosje do t’i bashkohet bllokut LDK-AKR-Alternativa, mirëpo partia e Visar Ymerit nuk po pranojnë të deklarohen për media për këtë gjë, pasiqë siç duket janë në bisedime të brendshme.


Vetëvendosje madje edhe anuloi dy konferencat e thirrua për media, ndërsa nga LDK thonë se ata janë të gatshëm për bisedime me Vetëvendosjen, mirëpo kjo varet nga pozicionimi i Vetëvendosjes.

“Kemi zhvillime të shpejta dhe demokratike, LDK është në fazën e hartimeve të listave përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje është në bisedime të brendshme që t’i bashkohet listës sonë zgjedhore”, tha ai ish-deputeti i LDK’së, Blerim Grainca.

Pa pasur shprehje të interesimit nga Vetëvendosje ai ka thënë se nuk mund të tregojë ende asgjë.

“LDK është më e unifikuar dhe e gatshme se kurrë për t’i hyrë procesit zgjedhor, mbetet te VV të vendosë, pastaj LDK’ja do  ta shqyrtojë këtë mundësi”, tha ndër tjerash Grainca, shkruan gazetametro.net

Këto deklarime ai i bëri për Klan Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë