Loading…

LDK bllokon demarkacionin nëpër komisione, nuk e lë të shkojë në seancë

  • 17/01/2018 | 12:17

LDK bllokon demarkacionin nëpër komisione, nuk e lë të shkojë në seancë

Demarkacioni ka mundur të procedohej sot për në seancë dhe të jepej verdikti nga deputetët, mirëpo këtë gjë e ka bllokuar LDK’ja.


Vjosa Osmani si kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtmë e ka pasur për obligim ta procedojë zyrtarisht për në mbledhjen e Kryesisë marrëveshjen për Demarkacionin, por Metro mëson nga burime brenda Kuvendit që ajo nuk e ka bërë këtë gjë.

Kështu, Demarkacioni ka mbetur i bllokuar në Komision dhe u bë e pamundur procedimi për në seancë, ashtu siç kërkonte Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj procedoi për në Kuvend marrëveshjen ani pse nuk pajtohet me të, por sipas tij, Kuvendi duhet të vendos përfundimisht për këtë çështje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë