Loading…

LDK arrin marrëveshje me AKR’në: Pacolli merr presidentin

  • 16/05/2017 | 17:39

LDK arrin marrëveshje me AKR’në: Pacolli merr presidentin

Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit, raportohet të ketë arritur tashmë marrëveshje të koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Ajo që e ka bindur Pacollin të pranojë ofertën e LDK’së, duket të jetë posti, të cilin multimilioneri e ka ëndërr të realizuar shumë shkurt, atë të presidentit të vendit.

Në bazë të marrëveshjes, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se AKR do të marrë postin e presidentit të vendit, pas skadimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi, dhe postin e kryeparlamentarit të vendit. Ndërsa, LDK, kryeministrin, dhe një numër të caktuar të ministrive.

Në bazë të draft marrëveshjes, kryeparlamentari dhe presidenti i shtetit – në afat kushtetues – do t’i takojnë partisë që drejtohet nga Behgjet Pacolli.

Tridhjetë vende në listë zgjedhore dhe ministritë që lidhen me ekonominë, që gjithmonë kanë qenë synim i AKR-së, po ashtu do t’i takojnë kësaj partie sipas draftit të dakordësuar, thonë të njëjtat burime.

Rrjedhimisht në këtë mënyrë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të merrte postin e kryeministrit, për të cilin ka nominuar Avdullah Hotindhe një numër ministrish, ndërsa ka edhe një numër të vogël detajesh të marrëveshjes që nuk janë finalizuar.

Partia që drejtohet nga Isa Mustafa më herët ka arritur marrëveshje koalicioni parazgjedhor edhe me Alternativën për Kosovën – partinë e re të Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit dhe fraksionin e Partisë së Drejtësisë që udhëhiqet nga Sylejman Qerkezi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë