Loading…

LDK-AKR e Alternativa diskutojnë për programin parazgjedhor

  • 25/05/2017 | 17:56

LDK-AKR e Alternativa diskutojnë për programin parazgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pasdite në Prishtinë ka prezantuar zyrtarisht kandidatët për deputetë për Kuvendin e Kosovës nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.


Kreu i LDK’së , Isa Mustafa ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të diskutohet me partnerët e koalicionit për programin që do t’a shpalosin para qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

“Sot së bashku me kandidatin tonë për kryeministër Avdulla Hoti do të diskutojmë beharishtë lidhur me aktivitete tona gjatë fushatës parazgjedhore. Ne kemi kaluar disa procese brenda LDK-së AKR-s e Alternativës kemi pasur edhe ardhje të shoqërisë civile.

Mutafa ndër të tjera foli edhe për përfshirjen në listë të disa deputetëve të rinj dhe largimin e disa nga atyre që kishin qenë aty. Ai ka thënë se koalicioni i ka kufizuar që të përfshijnë në listë të gjithë ata që e kanë mërituar të jenë.

”Ne kemi pasur me shumë kandidat që kanë merituar të jenë pjesë e listës tonë por për shkak të numrave të kufizuar nuk kemi pasur mundësi ti fusim të gjithë”, tha Mustafa.

Avdullah Hoti, ish- ministër i Financave, dhe aktualisht i nominuar për të parin e Qeverisë, tha se në plan të parë si koalicion do ta vënë zhvillimin ekonomik.

”Do të jetë një plan i thjeshtë ku në plan të parë do të vihet zhvillimi ekonomik, dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës”, tha Hoti në forumin e LDK-së.

Ai tha se do ta zhvillojnë një fushatë dinjitoze dhe do flasin vetëm me argumente në një fushatë pozitive si kurrë më parë.

Kandidati i LDK-së për Kryeministër tha poashtu se ”jam i bindur për fitore dhe bashkë do ta qojmë Kosovën në Europë, aty ku e ka vendin.”

Ndërsa Ilir Deda nga Alternativa tha se koalicioni LDK-AKR- Alternativa është koalicion i vendosmërisë për shtet-ndërtim dhe zhvillim.

“LDK-AKR-Alternativa nuk po na pyesin pse bashkë, por kërkojnë programin në të cilin do ta çrrënjosë korrupsionin dhe klientelizmin”, është shprehur ai.

Sylejman Çerkezi tha se është me rëndësi që kryetari Mustafa u tërhoq nga kandidatura për deputet, gjë të cilën e quajti akt burrëror, ndërsa shprehu bindjen se në zgjedhjet e 11 qershorit do të dalin fitues.

Ndryshe, AKR dje ka bërë tashmë prezantimin e kandidatëve për deputetë nga kjo parti./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë