Loading…

LDK: 95 për qind e të punësuarve në arsim në Prishtinë, militantë të VV’së

  • 04/02/2017 | 10:21

LDK: 95 për qind e të punësuarve në arsim në Prishtinë, militantë të VV’së

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës vazhdon me akuza ndaj udhëheqjes komunale në Prishtinë për keqqeverisje dhe spastrim të institucioneve dhe zëvendësimin e tyre me militantët e Vetëvendosjes.


“Qeveria e Komunës së Prishtinës dhe kryetari i saj nuk ua kanë vazhduar mandatin drejtoreshave të institucioneve parashkollore të Komunës së Prishtinës me përjashtim të drejtoreshës së IP “Dielli” në Kodrën e Diellit, bashkëshorti i së cilës është familjar i Qëndron Kastratit – shef i grupit të asambleistëve të VV-ës në Asamblenë Komunale të Prishtinës”, thuhet më reagimin e LDK-së.

“Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ia përkujton kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, se dikur ai zotohej se do të luftoj nepotizmin dhe do të bëjë departizimin e institucioneve edukativo – arsimore, por sot po ndodhë e kundërta. Pra, rreth 95% e të përzgjedhurve deri më sot janë anëtarë dhe militant të Lëvizjes Vetëvendosje, ose të afërm të tyre”.

LDK vlerëson se kështu ndodhi edhe me drejtoreshat e IP-ve, të cilave, përkundër përvojës së gjatë dhe cilësisë së lartë profesionale në fushën e arsimit, nuk u ofruan, së paku, nga një vend pune, për të cilën gjë rregullativa ligjore e obligon DKA-në dhe Komunën dhe përzgjodhi kuadro të besueshme të VV-ës dhe të afërme të strukturave të VV-ës.

“Grupi parlamentar i LDK-ës dëshiron të njoftoj opinionin se politikat diskriminuese kadrovike që po ndjek Shpend Ahmeti kanë instaluar metodologjinë e eliminimit duke e keqpërdorur instrumentin e konkursit dhe duke bërë vazhdimisht shkelje procedurale gjatë përzgjedhjeve kadrovike për të cilën gjë ka konstatuar edhe auditori i jashtëm në Raportin e Auditorit për vitin 2015. E njëjta metodologji është zbatuar edhe gjatë vitit 2016”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë