Loading…

Lavrov: Moska e di çka ka në Nish, por s’e di ç’ka në Bondsteel

  • 21/02/2018 | 23:03

Lavrov: Moska e di çka ka në Nish, por s’e di ç’ka në Bondsteel

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov sonte në Beograd ka thënë se “Qendra humanitare serbo –ruse në Nish punon vetëm në kuadër të mandatit humanitar, por nuk është qartë se çfarë bëjnë kolegët tanë në bazën Bondsteel”, njofton Tanjug.


Ai ka shtuar se gjoja përfaqësuesit e SHBA-së janë ftuar në Nish për të parë çfarë po bëhet në këtë qendër.

Nga Beogradi nuk njoftohet nëse ndërmjet Lavrovit e zyrtarëve serbë të jetë biseduar për imunitetin diplomatik të personelit të kësaj qendre që e kërkon Moska e që kundërshton Washingtoni.

Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, Beta, Lavrov ka thënë se “Krahina Autonome e Kosovës është pjesë e pandashme e Serbisë”

“Prandaj ne, në çështjen e Kosovës, jo që e mbështesim shumë Serbinë, sa e mbështesim vendimin e organit më të lartë ndërkombëtar që përgjigjet për problemet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Rezolutën 1244 nuk e ka zhbërë askush dhe nga ky fakt duhet të nisemi. Ne pajtohemi me atë që BE ka marrë përsipër mbi vetë rolin e ndërmjetësit në dialogun mes Beogradit e Prishtinës. Vlerësoj se ky dialog është i domosdoshëm, dhe se baza e tij duhet të jetë Rezoluta 1244”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë