Policia e Kosovës demanton lajmin se Lavdim Muhaxheri është kthyer në Kosovë. Këtë e konfirmon për gazetametro.net zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
“Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vleresohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë ne zonën e konfliktit ne Siri”, tha Hoxha për gazetametro.net.
Më herët ishte L’Espressos, ajo e cila ngriti dyshimet se Muhaxheri është kthyer në Kosovë bashkë me një grup tjetër prej Sirisë./gazetametro.net