Loading…

Lautaro Martinez: E kemi harruar humbjen nga Arabia, ndaj Meksikës fitojmë për Maradonën

  • 26/11/2022 | 10:13

Lautaro Martinez: E kemi harruar humbjen nga Arabia, ndaj Meksikës fitojmë për Maradonën

Argjentina do të përballet me Meksikën në kuadër të xhiros së dytë në Grupin C të Kupës së Botës.


Të besuarit e Lionel Scalonit u mposhtën në ndeshjen e parë nga Arabia Saudite me rezultat 1-2, duke u befasuar për të keq.

Megjithatë ajo humbje tanimë është harruar dhe sytë janë te Meksika, ku argjentinasve iu duhen tre pikët për të mbetur në lojë për kualifikim.

Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Lautaro Martinez ka thënë se humbja nga Arabia është harruar dhe tani duan të fitojnë ndaj Meksikës.

Ylli i Inter ka deklaruar se synojnë të marrin tre pikët në nderë të legjendës Diego Armando Maradona që ka mbushur sot dy vite që është ndarë nga jeta.

“Sot është e pamundur të mos kalosh një mendim edhe për legjendën e futbollit tonë, Diegon, i cili ka dy vite që është ndarë nga jeta”.

“Duam ta nderojmë kujtimin e tij me një fitore ndaj Meksikës dhe shpresoj shumë t’ia dalim”.

“Ndaj Arabisë Saudite ishin shumë faktorë që sollën humbjen, por e kemi lënë pas krahëve atë ndeshje, pasi nuk ka kohë për të qarë”, tha Lautaro Martinez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë