Loading…

Latifi: Vetëvendosje po e vazhdon traditën ballkanike të festimit të humbjeve

  • 14/06/2017 | 12:10

Latifi: Vetëvendosje po e vazhdon traditën ballkanike të festimit të humbjeve

Blerim Latifi, Këshilltari i ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli, në një intervistë për Express, ka komentuar zgjedhjet e 11 Qershorit dhe rezultatet befasuese që prodhuan ato.


Latifi ka thënë se PAN është fitues i zgjedhjeve dhe se pikërisht ky koalicion do ta krijojë Qeverinë e re, por për të ndodhur kjo “politikanët duhet të heqin dorë nga egocentrizmi sic ka bërë Kadri Veseli”.

Duke komentuar rezultatet, Latifi ka thënë se PDK ka paguar koston e të qenit për një kohë të gjatë në pushtet e më së shumti koston e Qeverisë Mustafa “i cili nuk ia doli të lëvizë asnjë proces përpara, duke ia lënë opozitës për dy vite rresht të lirë fushën e lojës”.

Latifi ka folur edhe për rezultatin e VV’së dhe entuziazmin e tyre pas dyfishimit të votave. Ai me shpoti thotë se Vetëvendosje po e feston humbjen.

“Është e drejtë e tyre të përjetojnë ndjenja të fitores. Ndjenjat janë të lira. Jetojmë në Ballkan dhe këtu prej shekujsh është krijuar tradita e përjetimit të humbjeve si fitore, por realiteti është ndryshe. Duhet t’i thyejmë ligjet e logjikës dhe matematikës që të mund të themi se 35 përqind është më pak se 27 përqind”.

Tutje, Latifi tha se krijimi i qeverisë së re duhet të niset nga disa premisa, siq janë ai i shmangies së bllokadës politike.

“Janë aq shumë probleme dhe çështje të grumbulluara saqë çdo ditë që humbet është në dëmin e drejtpërdrejtë të qytetarëve. Së dyti duhet respektuar baza kushtetuese dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat flasin qartë se kush ka të drejtë të procedoj me formimin e qeverisë dhe kjo e drejtë i përket Partisë Demokratike të Kosovës dhe aleatëve të saj”, ka thënë Latifi.

Latifi thotë se Vetëvendosja ka shënuar dyfishim të votave të saj për shkak të pasivitetit të qeverisë për dy vite.

Dy vite vetëm rrëfim opozitar në publik dhe media dhe një fushatë esencialisht populiste. Një parti e cila kurrë nuk ka drejtuar qeverinë ka komoditetin për të konsumuar retorikën populiste dhe në një situatë me shume probleme ekonomike e sociale populizmi kryen punë. Por të jemi të qartë: populizmi nuk është program qeverisës”, thtoë Latifi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë